Miresevini!

Ne ju ndihmojmë që ju të rritni aftësitë për jetën dhe aftësitë tuaja profesionale

Ne ju ndihmojmë që ju të merrni një profesion

Ne ju ndihmojmë që ju të ngrini një biznes të suksesshëm

Ne ju ndihmojmë që ju të ndihmoni vehten, familjen tuaj dhe komunitetin ku jetoni


Programi «Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet zhvillimit të komunitetit»

Programi «Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet zhvillimit të komunitetit » synon, të krijojë hapsira punësimi, formimi profesional dhe zhvillimi për të rinjtë. Kjo është një nga aksionet e pushtetit vendor të Bashkisë së Tiranës dhe Durrësit, e ndërmarrë në përputhje me strategjitë lokale për, reduktimin e varfërisë dhe përjashtimit social në dy qytetet më të mëdha të vendit. Objektivi i kësaj ndërhyrje janë të rinjtë në vështirësi ekonomike dhe ata me probleme sociale.

Programi zhvillohet në tre komponentë kryesore:

(i) Ngritja e kapaciteteve të të rinjve nëpërmjet, aftësimit për jetën dhe rritjen e aftësive profesionale ;

(ii) Vetëpunësimi i të rinjve, nëpërmjet mbështetjes financiare për fillimin e një biznesi;

(iii) Zhvillimi i komunitetit me pjesmarrjen e të rinjve dhe në përputhje me nevojat e tyre sociale, kulturore dhe ekonomike.

Ky program do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë, me aktorët e tjerë të tregut të punës (në Tiranë dhe Durrës) siç janë: Operatorët publikë dhe privatë të ofrimit të shërbimeve të formimit profesional, Biznesi lokal dhe Shoqëria civile.